Top Channel ka mësuar se në institucionet shtetërore po qarkullon një dokument konfidencial konsultativ, i përgatitur nga një kompani e rëndësishme, ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë shëndetësore, me qendër në Monako. Ky dokument që mban datën 24 Mars 2020, i lexuar nga Top Channel, është përgatitur për përdorim të brendshëm, në kuadër të strategjisë në përballjen me Covid19, në javët dhe muajt e ardhshëm. Dokumenti, konsultativ evidenton faktin se Shqipëria ka një popullsi me moshë mesatare 33.4 vjeç dhe 24 përqind e saj mbi 55 vjeç. Kjo e bën Shqipërinë më pak të prekshme nga rastet e infektimit nëse krahasohet me vende me moshë të madhe siç është rasti Italisë. Dokumenti thekson se Shqipëria deri më tani ka bërë një punë të mirë duke u përgatitur në kohë në përballjen, me këto probleme të cilat tani janë duke i ndeshur shumë shtete të tjera. Megjithatë kjo kompani ndërkombëtare ka 6 sugjerime për autoritet shqiptare kur thotë se disa masa të reja shtesë, mund të zbatohen me qëllim zvogëlimin e zgjerimit të mëtejshëm të pandemisë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …