Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ka raportuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas një mocioni votëbesimi, i iniciuar nga LDK-ja dhe mbështetur nga partitë opozitare. Gazeta shkruan se zyrtarisht kishte polemikë për politikën e duhur për tejkalimin e krizës me koronavirusin. “Prapa skenave, ishte një konflikt ndërmjet BE-së dhe Amerikës”, shkruan artikulli. Sipas FAZ, Uashingtoni është duke bërë përpjekje për të bindur Prishtinën të pranojë një marrëveshje, të cilën e kundërshton Brukseli. Gjermania dhe Franca u përpoqën të parandalojnë votën e mosbesimit, por nuk mund të mbizotëronin.
