Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, përmes rrjetit social facbook i ka njoftuar qytetarët e komunës së Skenderajt se, Ditëve të fundit, Qendra për Punë Sociale në Komunën tonë ka pranuar pako ushqimore nga shoqata e biznese të ndryshme për rastet sociale, pas situatës së krijuar në vend. Për të evituar pritjen në radhë, rrezikun e përhapjes së virusit, kërkojmë nga qytetarët në asistencë sociale që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi që shpërndarja e pakova ushqimore do të bëhet tek secila familje një nga një. Faleminderit të gjithë bamirësve për përkrahjen dhënë familjeve në nevojë.