Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se deklarata e Departamentit të Shtetit se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim të territoreve shuan zërat konspirativ për ekzistimin e planeve të tilla. “Deklarata e sotme i jep besim shtesë arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nën ndërmjetësimin e SHBA-ve për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është garanci dhe nder për vendin tonë”, ka shkruar Limaj. Ai ka theksuar se Kosova është e bekuar me miqësinë me SHBA-të.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …