leoni

PDK: Djegiet e veturave zyrtare në Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë e gjetkë janë veprime kriminale

PDK: Djegiet e veturave zyrtare në Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë e gjetkë janë veprime kriminale

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një kumtese shprehet se “djegiet  e veturave zyrtare gjatë natës së mbrëmshme, në Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë  janë veprime kriminale, vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre, të cilat kanë të bëjnë me dëmtimin e pasurisë private dhe publike, që tash e disa kohë po ndodhin në Kosovë. Këto akte kriminale  janë përpjekje për destabilizim të vendit dhe krijimin e pasigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, kërkon nga institucionet përkatëse përgjegjëse të Kosovës të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e të gjitha rasteve kriminale dhe kryesit e tyre të sillen para drejtësisë. Këto metoda antidemokratike dhe anarkiste nuk i shërbejnë proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. Kosova është shtet demokratik dhe ligjor dhe vetëm nëpërmjet proceseve demokratike dhe respektimit të ligjit mund të arrihen qëllimet politike, thuhet në kumtesën e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …