U mbajt mbledhja e Shtabi Komunal në Malishevë për menaxhimin e situatës me COVID-19

Mbledhjen e Shtabi Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, e udhëhoqi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njëherit edhe kryetari i Shtabi Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19. Ai njoftoi, anëtarët e Shtabi Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, brenda kësaj jave në territorin e Komunës së Malishevës. Ne si shtab kemi qenë njëzet e katër orë aktiv në menaxhim të situatës dhe kërkesave të qytetarëve, në bashkërenditje edhe me institucionet e Policisë, QKMF-në, Kryqin e Kuq, Shoqatën Nëna Tereze, Bashkësinë Islame, kryetarët e fshatrave si dhe kompanive kryesore që zhvillojnë veprimtarinë e tyre si me, Ekoregjionin, Hidroregjionin, KEDS-IN. Deri me tash, jemi komuna që kemi të prekur me CoronaVirus 32 qytetarë, kjo na shtyjnë që t’u bëjë thirrje edhe njëherë gjithë qytetarëve që me rigorozitet t’i respektojnë masat që ka nxjerrë Qeveria e Kosovës, Instituti i Shëndeti Publik, se duke zbatuar masat ne shpëtojmë jetë. Edhe shefat e grupeve të partive të përfaqësuar ne Kuvendin e Malishevës si dhe përfaqësuesit e departamenteve, shoqatave dhe institucioneve në Komunën e Malishevës, kërkuan angazhim dhe unifikim se vetëm kështu e tejkalojmë këtë epidemi. Bëjmë apel që kryetarët e fshatrave në bashkëpunim me kryesitë e veta të punojnë në identifikimin e personave që vijnë nga jashtë dhe t’i lajmërojnë në Shtabin Komunal për menaxhimin e Emergjencave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …