Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajtur më 25 mars 2020, me shumicën e votave (82) të deputetëve u votua “mocioni”për Qeverinë Kurti! Kërkesën për këtë “mocion” e bëri lideri i LDK-së z. Isa Mustafa, edhe pse LDK-ja ishte parti në pushtet me LVV të Albin Kurtit!! Me fjalë të tjera, z. Mustafa, kërkoi ti mirret besimi Qeverisë së tij!! Por, kush qëndronte prapa kësaj kërkese dhe cili ishte qëllimi që pretendohej të arrihej? Unë them se ishin tre “virusa” që ndihmuan që kjo të realizohej:
- Virusi “Grenell”,
- Virusi “Thaçi”,
- Virusi “Mustafa”
Shpjegimi për këto tri “viruse” me ndikim për rrëzimin e Qeverisë Kurti, është fare i thjeshtë dhe tepër i qartë. Përplasja e Grenellit me Kryeministrin Kurti rreth heqjes së takses për Serbinë, apo edhe kërcënimet e tij “Bër si të them unë ose…!!! Ky diplomat i qartur dhe hamshor, nuk donte ta dijë se përse u vendos taksa me plot të drejtë nga Qeveria Haradinaj, por donte ta qetësonte Vuçiqin dhe Serbinë! Me qellim të vazhdonte dialogu Kosovë-Serbi, edhe pse dialogu ndërmjet Thaçit e Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë, në prehrin e Grenellit realizohej sipas konceptit të këtij të findit. Për këto dialogje apo edhe marrëveshjeje eventuale në mes Vuçiqit dhe Thaçit nuk u dhanë shpjegime deri më sot. Përse?!! Këte e dinë vetëm Grenelli, Thaçi dhe Vuçiqi. Duke qenë i bindur diplomati hamshor Grenelli, se një marrëveshje e cila dëmton interesat shqiptare dhe të Kosovës, nuk mund të arrihet me Qeverinë Kurti, ai futi në lojë “dashnoret” e tij Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Urdhëri ishte i prerë: “Të rrëzohet me çdo kusht Qeveria Kurti”! Pastaj filloi një fushatë e paparë kundër Qeverisë Kurti, duke e akuzuar Albinin si shtylla kryesore e Qeverisë:”” Albini është diktator”, “antiamerikan”, “antievropian”…!! Ata si “mjeshtër”tani me përvojë për propoganda të rrejshme e antikombnëtare që janë, nxorrën alibinë ku shqiptarëve ju dhëmbë më së shumti, raportet e Qeverisë Kurti me SHBA-në, “!Amerika na e ktheu shpinën”! ” Ushtria amerikane do të largohet nga Kosova”! “Amerika i ndërpreu të gjitha fondet dedikuar Kosovës”…etj. si këto.
Kështu që thelbi i konceptit Grinell-Thaqi-Mustafa, nuk ishte fare “Taksa” për Serbinë, por ishte rëzimi i Qeverisë Kurti!! Rrëzimi i një Qeverie Kombëtare, e dinjitetshme, e dalë nga votat e qytetarëve shqiptarë të datës 6 tetor 2019, të vlerësuara nga gjithë vezhguesit vendorë e ndërkombëtarë si votime të lira dhe demokratike, bile “më demokratike si asnjëherë më parë të mbajtura më parë në R. e Kosovës. Risi e këtyre zgjedhjeve ishte “koncepti për ndryshime”, i përfaqësuar nga z. Kuti dhe Lëvizja VV e tij, si dhe z. Vjosa Osmani me LDK, kundrejt konceptit të vjetër të mbështetur nga të gjithë të tjerët: PDK, AAK…etj, për të mos ndryshuar asgjë, me një fjalë, të vazhdojë avazi i vjetë i njëzet vjetëve të shkuara, të trashet kriminaliteti, hajnia, të mos funksionojë drejtësia, të vazhdojë shkatërrimi edhe më tutje i arsimit, shëndetësisë, duke e bërë Kosovën “lesh”!
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, datë 26 mars 2020, u plagos rëndë ideja dhe koncepti për ndryshime i përfaqësuar denjësisht nga Lideri i LVV, z. Albin Kurti, si dhe z, Vjosa Osmani, sipas votave të qytetarëve Lidere e LDK, e jo Isa Mustafa, të cilët dëshironin asgjë më shumë se Kosovës ti kthehet dinjiteti si shtet e si komb, që Kosova të jetë një Shtet i së Drejtës, ku zot është ligji, të ndërpritet krimi i organizuar, i cili ka depërtuar në çdo pore të shoqërisë, të ndalet uzurpimi i pronës, të hapet një dritare sado e vogël për ardhmërinë e shëndetshme të rinisë e fëmijëve që janë sot dhe për ata që do të lindin nesër, të hapen mundësit për punësimin e kuadrave të lehta, me një fjalë, ti lirohet frymëmarrja sovranit popull që ta marrë situatën për ardhmërinë e Kosovës në duart e veta. Vota e qytetarëve për ndryshim u tradhëtua nga Isa Mustafa me harambashët e tij të kalibrit të Agim Veliu, Avdullah Hoti, Lutfi Haziri…
Për të arritur deri këtu, Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës, dhe Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të R.së Kosovës, me plot merita, nuk e patën fare lehtë të lehtë as brenda kornizave partiake të tyre, duke bërë luftë të pakompromis të pandërprerë me kundërshtarët politik brenda subjekteve të tyre politike, vetëm falë idesë dhe konceptit të tyre të përbashkët, duke kërkuar nga të gjithë qytetarët e Kosovës të japin gjithçka për Kosovën e të mos kërkojnë asgjë për vetën e tyre. Z. Albin Kurti ngadhnjeu burrërisht ndaj “puqit” që iu bë nga bashkëpartiakët e tij, në krye me Shpend Ahmetin. z. Vjosa Osmani, si një burrëreshë ia doli të mbahej brenda LDK-së, ku ideja dhe koncepti i saj me çka u tha më lartë jo vetëm që nuk kuptohej, por kundërshtohej fuqishëm, nga ata që e sollën këtë kalbëzim të LDK-së, duke e mbrojtur me çdo kusht një LDK të kalbur fare dhe pa dinjitet. z. Isa Mustafa “dhelpra e vjetër”, gjatë gjithë fushatës së para zgjedhjes së tetorit, duke e ditur përsaonalitetin e Vjosës, e mbante afër vetës, dhe shtihej se e donte apo konsideronte si vajzën e saj, ngase ishte i bindur se vetëm Vjosa mund ta shpëtonte LDK nga falimentimi, por shpejt e harroi kontributin e saj. Ideja dhe iniciative e tij e rrëzoi Vjosën dhe Qeverinë e saj!! z. Osmani me aftësi e mençuri, i kaloi këto pëngesa dhe vazhdon e palëkundur, në idenë dhe konceptin e saj për ndryshime. Në kohët e fundit, ka kërkesa nga “harambashët” e subjektit të saj, që ajo të largohet nga LDK, duke paraqitur mosbesim partiak tek ajo. Por, është mëse e qartë se askush më shumë se z.Vjosa nuk e do LDK si subjekt politik, dhe se ajo do të arrijë ta ndryshojë edhe subjektin e saj LDK-në, nga një LDK, e venitur dhe e kalbur, ashtu si vet Isa Mustafa, në një LDK të shëndosh e të dinjitetshme. Sot nesër z.Vjosa këtë do ta arrij.
Është për të ardhur keq dhe tepër e dhëmbshme, që këtij binomi Vjosa-Kurti, me ide e koncept të shëndosh për Kosovën, me guxim e vullnet, iu përveshën punës për realizimin e tij, u ngulfatën që në embrionin e saj nga “Tradhëtia” e Isa Mustafës me “harambashët” e tij. Por, Ideja dhe Koncepti për ndryshime i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, kësaj radhe vetëm u plagos, por nuk u vra. Ky binom i aspiratave të popullit të Kosovës i nivelit kombëtar, Kurti- Osmani do fitojë! Shpresa e popullit për ndryshime do realizohet pavarësisht pengesave të tradhëtisë që do tu dalin përpara. Bile, kjo rënje e përkohshme, do të jetë një shkollë e mirë edhe për z. Albin Kurti edhe për z. Vjosa Osmani, se qëllimet e një koncepti për ndryshime rrënjësore në qeverisje të kriminalizuar në të gjitha poret e pushtetit, nuk mjafton vetëm vota e popullit dhe ideali i shenjtë dhe gadishmëria për vetflijim, por duhet të studiohet me mençuri e profesionalizëm Rruga e cila ta mundëson realizimin e tij.
Prishtinë,27 mars 2020