Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka deklaruar se Kosova e ka nën kontroll Covid 19, por panikun dhe mungesën e kulturës qytetare për respektim të masave, fatkeqësisht nuk e ka. Ai ka bërë thirrje edhe njëherë tek qytetarët të respektojnë distancën prej 2 metrash, qoftë edhe në shtëpi, qoftë kudo, përndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ai ka thënë po ashtu që do të bëhet një zgjidhje edhe për oraret e lëvizjeve të lira në qytet. I pyetur rreth masave që aplikon Belgjika, e cila rekomandon që lëvizjet në ajër dhe në diell të aplikohen nga qytetarët e saj, por vetëm mos të ketë grumbull njerëzish, as në rrugë e as në parqe, Ramadani, u përgjigj duke qeshur.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …