Kryetari i Këshillit Kombëtar të “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, nuk pajtohet në atë që po qyhet si “debati në mes komandantëve”. Ky ka qenë një debat i panevojshëm dhe i orkestruar. “Selimi ka pasur 1001 arsye për ta kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit si president. Ka qenë e panevojshme që të hyhet në periudhën e luftës. Të gjithë ata që reaguan më pas, është interesant të themi se nuk kanë reaguar asnjëherë për keqqeverisjen, demarkacionin, Asociacionin dhe fenomenet tjera negative”, ka theksuar Krasniqi. Ai më tutje ka thënë se nuk beson se ekziston një incizim në të cilin komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari, i ka thënë Rexhep Selimit se do t’ia heq gabzherin. “Rexhep Selimi ka qenë person i rëndësishëm i UÇK-së, i cili gjatë gjithë kohës ka vepruar në Kosovë. Këtë debat e shoh më tepër si tentim për ta shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale që po ndodhin në shoqërinë kosovare”, ka shtuar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …