Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Qeveria në detyrë vendos orar të ri për qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndryshojë orarin e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private që e kishte vendosur ditë më parë në kuadër të masave të ndërmarra kundër pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Sipas vendimit të ri të qeverisë, ndalimi vlen nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhimit, furinizmit dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë) dhe për shërbime e aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore). Fillimisht, ishte vendosur që lëvizja të kufizohet nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga 20:00 deri në 6:00, por më pas kjo shfaqi pakënaqësi pasi u panë grumbullime të shumta të qytetarëve, kryesisht në dyqane. Nga sot, ndalimi i qarkullimit vlen për të gjithë, nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhimit, furinizmit dhe shitje të mallrave esenciale.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …