Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begajt ka ripërsëritur thirrjet drejtuar organeve qendrore se stafi mjekësor i kësaj komune ka nevojë për pajisje mbrojtëse. Ai ka deklaruar se gjendja në komunën e Malishevës është më e qetë dhe ka shtuar se nuk kanë informata për ndonjë rast të ri. Tani kemi nevojë për pajisje të mbrojtjes sepse ato që i kemi na dalin vetëm edhe për dy ditë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begajt. Komuna e Malishevës ka numrin më të madh të të prekurve me koronavirus ku nga 82 raste, 32 janë vetëm në këtë komunë.
