Komuna e Deçanit dhe Shtabi Emergjent në ditët në vijim do shpërndajmë pako ushqimore. Lista e familjeve që kanë nevojë, për pakot ushqimore do përpilohet ne bashkëpunim me Bashkësinë Islame ne Deçan, Kryqin e Kuq dhe kryetarët e fshatrave. Deri tani janë shpërndarë 400 pako ushqimore dhe 200 pako sanitare!
Nga fillimi i javës që vjen do të shpërndahen edhe 1000 pako ushqimore,
Komuna e Deçanit i falënderon nga zemra, të gjithë ata që po ndihmojnë në këtë kohë.