Nga pakujdesia e qytetarëve po shkaktohen zjarre në territorin e komunës së Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, përmes një postimi të tij në facebook ka reaguar pasi që qytetarët duke i djegur hamullishtat apo mbeturinat, po shkaktojnë zjarre në natyrë. Ai ndër të tjera ka thënë: E pabesueshme se si individ të caktuar bëjnë veprime të tilla kundër natyrës që na rrethon e që na jep kuptim. Edhe pas apelimit tonë që qytetarët të mos djegin hamullishtat, fushat e malet prapë shohim veprime të tilla, shkaktarët e të cilave fatkeqësisht nuk po lajmërohen nga qytetarët. Pasi morëm informatën nga aktivisti Luan Hasanaj ekipi jonë i zjarrfikësve ka intervenuar për të fikur zjarrin. Ata që bënë këtë veprim do të hetohen e dënohen sipas legjislacionit në fuqi. Ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet Debat publik për draft-statutin e QKMF-së në Deçan

Në Deçan u mbajt debati publik për draft-statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), …