Shqipëria sot ka ndërmarrë masa shtesë në luftën që po bënë kundër koronavirusit. Duke folur për këto masa, kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se nga sot, në ora 13.00 derë të hënën në ora 05.00, askush nuk duhet të dal dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes. Ai ka shtuar më tutje se gati është aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar. Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Masa të tilla ka ndërmarrë edhe Kina dhe janë treguar shumë të efektshme. Aktualisht në Shqipëri janë 186 persona të infektuar, 10 prej tyre kanë humbur jetën dhe 31 janë shëruar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …