Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkarkimin e Bordit të QKUK-së. Sipas tij, kjo është vetëdija më e ultë politike e institucionale që mund ta ketë për tipar një qeveri në ikje. “Për muaj e javë tashmë qytetarët e Kosovës e kanë pasur referencë Naser Ramadanin, si këshillim e siguri për ruajtjen e shëndetit në këtë kohë pandemie, ndërsa Albin Kurti e shkarkon nga detyra për ta zëvendësuar e shkretuar me militantë të shkretë. Kështu, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën në mënyrën e duhur, duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët. Nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar, shpërblim për militantët e degradim për institucionet. I pa këndellur nga dezertimi që ia shkaktoi vetës, në ditët e fundit të tij në zyre po e tregon formulën absurde të degradimit të vendimmarrjes që i takon një kryeministri”, ka shkruar ai. Tahiri tutje ka shtuar se, “për këtë kryeministër të shkarkuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi por edhe zëvendësimi sa më parë i tij, sepse tash kur s’mund të bëjë më dëmet e mëdha, ka filluar të dëmtojë pa fije kontrolli”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …