Në fshatin Krivenik u nderua dëshmori Ilaz Thaçi

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, si dhe përfaqësues të shkollës dhe arsimit së bashku me familjen e mësuesit dëshmor Ilaz Thaçi, në fshatin Krivenik nderuan heroizmin e mësuesit dëshmor që u vra nga forcat sllavo-maqedone me 29 mars 2001 në këtë vend ku sot po e përkujtojmë. Kryetari Suma ka thënë se po këtë ditë të kobshme për lokalitetin tonë dhe mbarë Kosovën u vra edhe Baki Krasniqi, Raif Thaçi, gazetari Karem Levton dhe me dhjetëra tjerë të plagosur, banorë të fshatit Krivenik. Duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet të plotë, ju urojmë Ditën e shkollës të gjithë nxënësve, prindërve e mësimdhënësve! Ka thënë me këtë rast kryetari Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …