Qeveria e Kosoves

Albert Krasniqi: Kushtetuta lejon nisjen e procedurave zgjedhjen e qeverisë së re ose shpërndarjen e Kuvendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk pranon të formohet një qeveri e re por kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi e di se ato në periudhën e pandemisë mund të vonohen me muaj dhe sa më shumë të zgjatë kjo gjendje ai do të jetë kryeministër edhe pse  me status të shkarkuar. Sipas Kurtit, “kushtetutë-dhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që Presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues”. Analisti Albert Krasniqi nga Democracy Plus,  thotë se Kushtetuta në këtë rast është e qartë dhe lejon që të ketë Qeveri tjetër, pa shkuar në zgjedhje. Kushtetuta jonë është e qartë dhe jep opsione si: nisjen e procedurave nga fillimi për zgjedhjen e qeverisë së re ose shpërndarjen e Kuvendit. Opsioni i dytë do të duhej të ishte vetëm si rezultat i mungesës së shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo, nëse ky është vullnet politik i 2/3-së së deputetëve të cilët do të votonin për shpërndarjen e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …