Oda Ekonomike e Kosovës ka shpalosur disa propozime për mbështetjen e sektorit privat në Kosovë. Ata përmes një konference për media i janë drejtuar Qeverisë së Kosovës, me disa kërkesa, ashtu që sipas tyre, ndikimi i krizës të minimizohet sa më shumë që është e mundur. Sipas tyre, përfaqësuesit e sektorit privat, i sugjerojnë Qeverisë të zotohet për sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm në sistemin ekonomik të vendit, si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat.
