Komuna e Deçanit po vazhdon me shpërndarjen e 200 pakove ushqimore për familjet me nevojë të komunës. Aktiviteti i tillë do të vazhdoj të mërkurën edhe për 200 familje tjera. Këto pako janë nga taksat e qytetarëve të Deçanit. Mirënjohës për të gjitha institucionet që janë pjesë e shtabit emergjent komunal, për kontributin që po japin në këtë kohë.