Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan një aktivitet simbolik te Ministria e Punëve të Brendshme. Në njërën anë kanë lënë pankartat shumëngjyrëshe përmes të cilave kërkojnë drejtësi, ndërsa kanë hedhur ngjyrë të zezë mbi logon e kësaj ministrie. “Këtë ministri e ka kapluar faqja e zezë. Kjo është pamja e saj e vërtetë me veprimet e fundit që janë arrestime, bastisje e deportime e përndjekje të opozitës”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes. Nënkryetari, Driton Çaushi tha se demokracia dhe fjala e lirë po rrezikohen sot si asnjëherë më parë në periudhën e pasluftës në republikën e Kosovës. “Vendi, si pasojë e pushtetit policor Mustafa-Thaçi po rrëshqet përditë e më tepër drejt diktaturës. Gjatë muajve të fundit, e sidomos ditëve të fundit aktivistët tanë po i nënshtrohen një dhune e represioni brutal, nga arrestimet e bastisjet e njëpasnjëshme, rrahjes në stacionet policore, montimet e rasteve gjyqësore, përgjimet e komunikimeve private, fushatave linçuese nga mediat e pushtetit e deportimeve të aktivistëve nga Shqipëria”, tha Çaushi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …