Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka përkujtuar të rënët në masakrën makaber në fshatin Irzniq të Deçanit.
21 vite më parë u martirizuan për Lirinë e Kosovës: Tahir Dervishaj, Hajdin Dervishaj, Shkurte Dervishaj, Daut Aliçkaj, Zeqë Dervishaj, Tahir Dacaj, Hajdar Dacaj dhe Himë Dervishaj.
I shenjtë dhe hyjnor, më shumë se detyrë ishte ideali i tyre i shtrenjtë dhe njerëzor.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për atdhe! Ka thënë me këtë rast kryetari Ramosaj.