Bashkimi Evropian nënshkruan sot kontratë për ndihmë prej 5 milionë eurosh më Kosovën për luftimin e koronavirusit

Bashkimi Evropian nënshkruan sot kontratën për ndihmë prej 5 milionë eurosh më Kosovën për luftimin e koronavirusit

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën, Nataliya Aposotolova, në ora 17:00 do ta nënshkruajë kontratën me vlerë prej 5 milionë eurove për nevojat e menjëhershme të Kosovës për të parandaluar pandeminë Covid-19. Nënshkrimi i kësaj kontrate do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 17:00 në “Facebook” përmes faqes së BE-së në Kosovë (@EuropeanUnionInKosovo). Kontrata do të përfshijë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga Covid-19 dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni dhe pompa infuzioni shiringë, autoambulanca, oksimetër pulsi në gisht dhe oksimetër pulsi, monitorues të pacientëve, defibrilatorë, elektrokardiografë. Ngjarja do të zhvillohet në prani të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …