Pas situatës së krijuar së fundmi nga pandemia e shfaqur COVID-19, Kuvendi Komunal i Rahovecit, me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset e komunës ka marrë këtë VENDIM:
– Të gjitha bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, e që gjithsej janë 31, të cilët kanë kontratë për shfrytëzimin e objekteve komunale, lirohen nga pagesa e qirasë mujore për periudhën: (mars-maj 2020) si dhe
– Lirohen nga taksa komunale të gjitha bizneset që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit, të cilët aktualisht janë të ngarkuar me rregulloren aktuale për taksa komunale.
Kryetari Latifi ka thënë se, krahas këtyre lehtësirave, me këmbëngulje do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për bizneset të cilat operojnë në komunën r Rahovecit, që të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar.