Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetime kundër, Agim Bahtirit, i cili kërkon gjakderdhje mes shqiptarëve (!)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetime kundër, Agim Bahtirit, i cili kërkon gjakderdhje mes shqiptarëve (!)

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetime kundër  kryetarit të Mitrovicës,  Agim Bahtiri, lidhur me veprën penale të nxitje të urrejtjes. Lajmin e ka konfirmuar Shyqyri Syla, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës. “Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar Policinë për të kryer hetime dhe për të intervistuar dëshmitarë”, ka thënë Syla, Kryeprokurori Syla ka thënë se momentalisht hetuesit policorë janë duke e marrë në pyetje Bahtirin, i cili ishte kërcënura në emër të Vetëvendosjes se do të ketë “konflikt e vëllavrasje” nëse formohet Qeveria sipas kushtetutës, pa Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo deklaratë e këtij individi i cili gjatë luftës në Kosovë ka jetuar dhe ka fituar pasuri në Gjermani, ka nxitur reagime të shumta, duke qenë në akord me deklaratat paraprake në Kuvend të Albin Kurtit për gjakderdhje, pastaj të disa krerëve të tjerë, të cilët paralajmërojnë dhunë e vëllavrasëse, nëse kërkohet formimi i një qeverie të re qoftë edhe mbi bazën e interpretimit të Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …