Shoqata mbarëkombëtare ,,Shqiptarët për Shqiptaret’’ ndajnë 25 mijë kg miell për nevojtaret në Deçan

Shoqata mbarëkombëtare ,,Shqiptarët për Shqiptaret’’ ndajnë 25 mijë kg miell për nevojtaret në komunën e Deçanit. Me këtë rast kryetari Bashkim Ramosaj, në emër të qytetarëve të Deçanit, i ka shprehë mirënjohjen e thellë, shoqatës mbarëkombëtare “Shqiptarët për Shqiptarët”, e përfaqësuar nga Hoxha i nderuar Elvis Naqi, për donacionin e dhënë prej 25mij kg miell për Deçanin. Falënderues për Sylejmon Rrahmanin, përfaqësues për Kosovë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës. Donacion ky, i dhuruar nga një familje e Deçanit me kërkesën e të cilëve nuk kanë pranuar të iu bëhet emri publik. Kështu tha kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, derisa bashkë me Shtabin Emergjent ndanin këtë kontingjent të ndihmave, ai ndër të tjera tha se përtej lutjes sime qe të qëndrojnë qytetarët në shtëpi ju bëj më dije se kemi rezerva të mjaftueshme dhe nuk kanë arsye te bëjnë panikë për sigurimin e miellit. Ne po mundohemi që bashkë më shtabin emergjent dhe akter të tjerë të jemi afër secilit nga ju në mënyrë që të mos lejojmë as një familje të mbetet pa ndihma që kanë nevojë tha Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …