Ambasada amerikane thekson se korrupsioni është ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës

Ambasada Amerikane në Prishtinë apelon të gjithë shtetasit e saj në Kosovë që të regjistrohen në “step.state.gov”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar qytetarët amerikanë që jetojnë në vendin tonë se vazhdimisht është duke iu ndihmuar atyre lidhur me pyetjet që parashtrojnë. Kjo ambasadë ka ftuar shtetasit amerikanë që gjenden në Kosovë të regjistrohen në “step.state.gov”në mënyrë që të marrin informacionin më aktual se si seksioni Konsullor i Ambasadës është duke punuar dhe mundësuar kthimin e tyre në ShBA. “Ne kemi qenë duke ndihmuar amerikanët që dëshirojnë të kthehen në shtëpi në javët e fundit. Një tjetër fluturim riatdhesimi për në Amerikë duhet të niset nesër, për të gjithë ata që kanë rezervimet, ne mezi presim t’ju shohim në aeroport”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …