Më shumë se 37 mijë e 600 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në mbarë botën. Referuar statistikave të publikuara nga Universiteti John Hopkins, 5 janë shtetet që kanë numrin më të lartë të vdekjeve. Sipas të dhënave të publikuara Italia ka numrin më të lartë të vdekjeve me 11 mijë e 591 persona. Në vend të dytë është Spanja me 7 mijë e 716 persona të vdekur nga COVID-19. Statistikat Kinën e radhisin në vendin e tretë, me 3 mijë e 305 viktima. Në vendin e katërt vjen Franca me 3 mijë e 24 viktima, dhe në vendin e pestë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 3 mijë e 3 persona të vdekur.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …