TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT NË JUNIK   

Në Junik është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Emergjent Komunal, me qëllim të analizimit të situatës momentale të gjendjes epidemike dhe ndërmarrjen e hapave në vazhdim. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi dhe Shefi i QKMF-së, kanë bërë një përmbledhje të gjendjes, ku fatmirësisht Komuna e Junikut nuk ka asnjë rast të infektuar pasi që qytetarët kanë treguar disipline në masat mbrojtëse dhe përgjithësisht gjendja shëndetësore e qytetarëve është e mirë, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve me sëmundje kronike. Komuna e Junikut ka monitoruar mirë rastet e kthimit, ku rasti i fundit i kthimit i regjistruar më 15.03.2020 ka kaluar 14 ditët e shfaqjes së Virusit pa treguar simptoma dhe disiplina qytetare e treguar e mban Junikun akoma jashtë hartës së kuqe të vendeve të prekura nga Virusi COVID-19. Operatorët ekonomik vazhdojnë të jenë mirë të furnizuar duke mbuluar kërkesat e qytetarëve, andaj neve na mbetet prioritet respektimi i distancës sociale dhe masave mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK dhe OBSH, si preventive ndaj pandemisë Globale COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …