Komiteti për arsim në Malishevë mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport i komunës së Malishevës, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për këtë vit, ndërsa temë kryesore e kësaj mbledhje, ishte organizimi i aktiviteteve me rastin e shënimeve të festave të marsit, ku para anëtarëve të komitetit, kanë raportuar drejtori i arsimit Avdi Morina dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi. Mbledhja është drejtuar nga kryesuesi i këtij komiteti, Januz Kastrati.

Sipas drejtoreshës Krasniqi, aktivitetet me rastin e shënimit të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, janë zhvilluar sipas programit të paraparë në nivel qendrorë, ndërsa e veçantë në Malishevë, ka qenë organizimi me rastin e emërtimit të shkollës së mesme profesionale, me emrin e dëshmorit “Kujtim Krasniqi”, ku është bërë edhe zbulimi i bustit, si dhe është mbajtur një akademi.

Ndërsa drejtori për arsim, Avdi Morina, gjithashtu i informoi anëtarët e komitetit lidhur me organizimin me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ku është një takim me arsimtarët, si dhe janë ndarë edhe mirënjohje për mësuesit dhe shkollat më të suksesshme brenda një viti.

Drejtori i arsimit dhe anëtarët e komiteti, në këtë mbledhje, e kanë përgëzuar edhe nxënësin Urim Hoxha, nga ShMU “Ruzhdi Gjyliqi, i cili në olimpiadën e matematikës, në nivelin e klasave të nënta, e ka zënë vendin e parë në nivel vendi.

Më pas, anëtarët e komitetit, kanë planifikuar edhe vizita në disa institucione shkollore dhe të kulturës në Komunën e Malishevës, për tu njohur me gjendjen dhe aktivitete e këtyre institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …