CoronaVirus

RKL: Virusi corona mbytë kryesisht pleqtë dhe njerëzit me imunitet të dëmtuar

Duke u mbështetur në statistikat zyrtare të Italisë dhe shteteve të tjera, lidhur me përhapjen pasojat dhe vdekjet nga  virusi  corona, vërehet se 90 e më shumë për qind ky virus i godet pleqtë mbi 80 vjet. Nuk godet fare apo krejt pak moshën nën 40 vjet, përveç në raste të veçanta, kur pacientët janë të sëmurë rëndë me diagnoza të tjera, ndërsa  me një përqindje të vogël godet moshën prej 40 deri në 70 vjet. Prej moshës 70  e deri në moshën 90 e më shumë vjet i godet 90 për qind të të sëmurëve.

Ja si përshkruhen  statistikat e të vdekurve, gjykuar nga mosha, në Itali:

Nga 0 deri në 20 vjet / 0 vdekje,

Nga 20 deri në 29 vjet/ 2 vdekje,

Nga 30 deri në 39 vjet/ 20 vdekje,

Nga 40 deri në 49 vjet/ 89 vdekje,

Nga 50 deri në 59 vjet/ 369 vdekje,

Nga 60 deri në 69 vjet/ 1.162 vdekje,

Nga 70 deri në 79 vjet/ 1.456 vdekje,

Nga 80 deri në 89 vjet/ 3.984 vdekje,

Nga 90 e më shumë/ 939 vdekje.

Që nga fillimi i epidemisë në Itali janë infektuar 105.792 persona, derisa numri i të vdekurve ka shkuar në 12.428.

Nga kjo grafikë mund të arrihet në përfundim se ky virus, qoftë i përfituar në laboratorë, qoftë nga vetë natyra, në një masë mund të jetë  edhe për shkak të ngrohjes globale.

Studiuesi dhe analisti i njohur grek, Isidoros Karderinis në një studim të tij shkruan se “Ndryshimi i klimës, domethënë, ndryshimi i klimës globale dhe në veçanti ndryshimet në kushtet meteorologjike që shtrihen në një shkallë të gjerë kohore, janë një kërcënim kryesor ekzistencial global, shumë më i madh se koronavirusi. Shpërthimet ekstreme të motit, zjarret e pakontrolluara në pyje si Amazonet që janë karakterizuar si “mushkëritë” e planetit, valët e nxehtësisë, reshjet e mëdha të shiut, thatësirat e zgjatura që krijojnë probleme serioze të ngrënies në zonat e prekura të planeti, uraganet shumë të fuqishëm, po bëhen vazhdimisht më shpesh dhe më intensivisht, duke kushtuar dhjetëra mijëra jetë çdo vit dhe duke shkaktuar fatkeqësi të mëdha. Akulli në të njëjtën kohë dhe dëbora në pole po shkrinë, me Arktikun viktimën më të madhe deri më tani, dhe niveli mesatar botëror i detit rritet, si rezultat që të shkaktohet përmbytje dhe erozion në brigjet dhe zonat bregdetare të ultësira dhe të krijohen refugjatë mjedisorë. Nëse ky zhvillim i pafavorshëm vazhdon, zona të tilla si Holanda dhe Venecia do të rrezikojnë të humbasin përgjithmonë nën ujërat e detit si Atlantidë të re”. ( RKL, Analiza)

Këto konstatime të bazuara në fakte e dëshmi të përditshme, japin për të kuptuar se prekja dhe dëmtimi i ekuilibrave në natyrë, janë me rrezik të madh për planetin tonë dhe për të gjitha qeniet lë të kuptohet edhe për njerëzit, të cilët janë shkaktari i vetëm dhe numër një i shkatërrimit të jetës në planet, në përpjekje për ta shfrytëzuar natyrën për qëllimet e veta kapitaliste e imperialiste.

Shkatërrimi i jetës së egër dhe kriza e klimës po e ndëshkon njerëzimin, me Covid-19 një ‘goditje paralajmëruese’, thonë ekspertët. Kryesuesja e  mjedisit në OKB, Inger Andersen, konstaton se natyra po na dërgon një mesazh me pandeminë e coronavirusit dhe krizën e vazhdueshme të klimës. Ajo tha që njerëzimi po i bën presione të tepërta botës natyrore me pasoja të dëmshme, duke mos u kujdesur për planetin, por duke u kujdesur për veten, shkruan The Guardian. Disa shkencëtarë  mendojnë se shpërthimi Covid-19 është një “goditje e qartë paralajmëruese”, duke pasur parasysh se sëmundje shumë më vdekjeprurëse ekzistonin në jetën e egër, dhe se civilizimi i sotëm po luan me ardhmërinë e vet. Janë vetë sjelljet e njerëzve që shkaktojnë sëmundjet, të cilat pastaj përhapen te të gjithë të tjerët.

Prognozohet se në vitin 2050, numri i personave të moshuar në vendet e zhvilluara do të jetë dy herë më i madh se numri i fëmijëve, ndërsa numri i të moshuarve në vendet në zhvillim pritet të dyfishohet. Kjo tendencë do të ketë efekte të thella në shumë vende dhe individë, kishte thënë asokohe ish Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara,  Ban Ki-moon). Të moshuar llogariten personat mbi moshë 65 vjeç – sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Plakja e popullsisë përbën për shoqërinë një fenomen demografik mjaft të rëndësishëm, i cili në të ardhmen do të jetë më i mprehtë me të gjitha pasojat që sjell ky fenomen, thuhet në një publikim të Institutit  Shëndetit Publik të Shqipërisë.

Mijëra punonjës në Shqipëri, të cilët  aktualisht punojnë në shtet dhe në ndërmarrjet në pronësi publike do të përballen me dramë në pleqërinë e tyre, pasi institucionet ku ata punojnë nuk i paguajnë detyrimet për sigurimet shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të Shqipërisë, nëpërmjet një kërkese me të drejtë informimi nga “Monitor”, vuri në dispozicion një listë në përbërjen e së cilës aktualisht janë 1171 institucione dhe ente publike që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore për personelin e tyre.

Janë përhapur dhe po përhapen edhe spekulime se virusi korona është injektuar në laboratorë, dhe ka për qëllim “shkundjen e popullatës së moshuar” me qëllim që të ruhen sa më shumë fondet publike, meqë në kushtet dhe rrethana e rritjes së cilësisë dhe jetëgjatësisë së njerëzve, ata bëhen barrë për fondet e kapitalistëve, të cilët duhet të kthejnë pjesë nga kontributet e tyre, dhe nuk janë shpenzimet njësoj si për një njeri që jeton katër pas vite pas pensionit,  si tjetri që arrin deri në 95 apo 100 vjet.  Pavarësisht se këto mund të jenë vetëm hamendësime dhe spekulime, fakti se po vdesin vetëm pleqtë, e bën më pak të dhembshme këtë epidemi, sepse shumica syresh edhe ashtu do të vdisnin  nga sëmundjet kronike të moshës.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …