Opozita proteston sot, në orën 13:00, në Vushtrri, kundër themelimit të komunës serbe të Prelluzhës

Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën, do të protestojnë sot, në orën 13:00 në Vushtrri kundër themelimit të komunës së Prelluzhës. Dega e AAK-së në Vushtrri nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë me dije se, në këtë protestë do të marrin pjesë tre liderët e partive opozitare. “Protesta mbahet pranë shtëpisë së kulturës ‘Hasan Prishtina’. Të pranishmëve me një fjalë rasti do t’u drejtohen edhe liderët opozitarë: Ramush Haradinaj, Visar Ymeri, Fatmir Limaj. Të premten të gjithë kundër krijimit të komunës së Prelluzhës, projekt ky që cenon vijën administrative të komunës së Vushtrrisë dhe komunës së Kastriotit, cenon rënd tërësinë dhe unitetin territorial të shtetit tonë dhe thellon edhe më tepër ndarjen në vija etnike që njëherit nënkupton cenim të rendit dhe destabilizim të brendshëm me prapavija të ngritjes së tensioneve në baza etnike”, është bërë me dije në njoftimin e Degës së AAK-së në Vushtrri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …