Në përvjetorin e 39-të të rënies së dëshmorëve, Naser Hajrizi e Asllan Pireva, nuk do të bëhen homazhe për shkak të pandemisë

Në përvjetorin e 39-të të rënies së dëshmorëve, Naser Hajrizi e Asllan Pireva, nuk do të bëhen homazhe për shkak të pandemisë

Në përvjetorin e 39-të të rënies së dëshmorëve, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, nesër më 2 prill 2020, për shkak të pandemisë së virusit korona, nuk do të bëhen homazhe të organizuara në nderim të tyre. Ne jemi nderuar në çdo përvjetor nga shumë mysafirë që na kanë ardhur në familje, por kësaj radhe në mbrojtje të shëndetit, e mirëkuptojmë mungesën e tyre. Mirupafshim në përvjetorët tjerë!

U shprehim mirënjohje të thellë të gjithë pjesëmarrësve që nderuan me pietet ndër vite dëshmorët në përvjetorët e flijimit, te vendi i rënies, te varrezat dhe te familjet e tyre.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Mehmet Hajrizi

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …