Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim konsistent. Ai ka thënë se kjo parti ishte kundër Qeverisë Kurti dhe si pasojë edhe votoi pro rrëzimit të kësaj qeverie në mocionin e iniciuar nga LDK-ja, partneri qeveritar. Krasniqi e ka përsëritur se PDK-ja do të mbetët në opozitë në këtë kohë, derisa zërat se partia e udhëhequr nga Kadri Veseli do të mbështesë një Qeveri tjetër i ka quajtur paragjykime. Ai ka folur edhe për tarifën e hequr sot për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës. Sipas tij, ky është një vendim gjysmak dhe mashtrues nga ana e Qeverisë në detyrë. Qeveria në detyrë të mërkurën ka njoftuar se ka nisur me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, por Krasniqi thotë se kjo s’ka të bëjë me të vërtetën.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …