Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare i ka kërkuar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re. Në këtë letër drejtuar Kurtit, Thaçi ka thënë se pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë (Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07-V-013, të datës 25.03.20120), në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa, në një letër të dytë për Albin Kurtin, kryetari Thaçi ka shkruar se takimi i djeshëm mes tyre, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, ka qenë takim konsultues me të si Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si lider i partisë së parë sipas rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019. Në fund të kësaj letre, si kryetar i vendit, Thaçi ka thënë se i siguron të gjithë që hapat e tij të mëtutjeshëm do të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …