Qeveria e Kosoves

Qeveria: Nuk ka themelim të komunës së Prilluzhës

Qeveria e Kosovës përmes një kumtese për medie konsideron se paralajmërimet për themelimin e komunës së Prilluzhës janë sajime të opozitës. Duke komentuar protestën e thirrur nga partitë opozitare, Qeveria e Kosovës konsideron se lajmi për themelimin e komunës së Prilluzhës është i pavërtetë. Siç thuhet në kumtesë, Qeveria asnjëherë nuk ka biseduar me askënd për themelimin e asaj që opozitarët e kanë pagëzuar si ‘komuna e Prilluzhës’. “Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se thirrja e qytetarëve në një protestë kundër një “komune” të cilën e kanë trilluar vetë subjektet opozitare është konfirmim i plotë i faktit se tre partitë opozitare po sajojnë kauza për përfitime politike, duke u përpjekur të polarizojnë shoqërinë kosovare dhe të destabilizojnë, mbi baza të ndryshme, situatën në vend”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria. Në vazhdim, ekzekutivi u ka bërë ftesë partive të opozitës që të heqin dorë nga manipulimet dhe kauzat fiktive dhe që të jenë pjesë e dialogut institucional për avancimin e proceseve integruese euroatlantike, zhvillimin ekonomik e social dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit, në partneritet me SHBA-të dhe vendet tjera mike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …