Shumë banorë të fshatit Dumnicë të komunës së Besianës kanë protestuar dje përpara policëve të vendosur në hyrje të fshatit, duke kërkuar që ky fshat të hiqet nga karantina. Vendimi që Dumnica e Poshtme, Dumnica e Epërme dhe Llausha, të futen në karantinë është bërë me 15 mars, pasi një person fillimisht ishte konfirmuar me virusin korona. Personi i parë i prekur më këtë virus kishte ardhur nga Italia, ndërsa ditë më vonë u konfirmuan edhe dy familjarë të tij të prekur me koronavirus. Banorët e këtyre fshatrave vazhdimisht janë ankuar se nga karantina vetëm për të krijuar panik. Ata janë ankuar se nuk po u lejohet të dalin edhe për raste emergjente.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …