Gërmimet në lokacionet në Serbi ku dyshohet se ndodhen varreza masive, pritet të fillojnë me 23 mars të këtij viti. Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka njoftuar se në Krizhevac të Rashkës do të nisin gërmimet e ndërprera qysh vitin e kaluar. Ndërkaq, me 25 mars në Beograd do të mbahet takimi ndërmjet palës shqiptare dhe asaj serbe për çështjen e të pagjeturve. Gërmimet në Serbi për ndriçimin e varrezave masive ku ndodhen mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë, janë ndërprerë disa herë gjatë vitit të kaluar si pasojë e mungesës së vullnetit dhe mos-bashkëpunimit të autoriteteve serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …