leoni

Në Deçan u ndanë ndihma për 200 familje me nevojë

Ndonëse në Komunën e Deçanit, po vazhdon të jetë situata nën kontroll ku deri më tani nuk ka ndonjë rast me COVID-19, Shtabi Emergjent ka vazhduar me ndarjen e ndihmave për familjet me nevojë. 200 familje kanë qenë përfituese të këtyre ndihmave, miell, pako ushqimore dhe higjienike tha Shefi i Shtabit Izet Zenuni. Ai gjithashtu tha se kemi përmbyllur edhe fazën e parë për rastet me asistencë sociale në komunën e Deçanit ku përfitues kanë qenë mbi 400 familje e kjo falë një bashkëpunimi mjaft të mirë me këshillat e fshatrave, Qendrën për Punë Sociale, me të cilët kemi hartuar edhe listat e personave me nevojë për të qenë sa me afër tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme. Për grumbullimin e këtyre ndihmave duhet falënderuar Institucionin Komunal, Shoqata mbarëkombëtare ,,Shqiptarët për Shqiptaret’’, Këshilli i Bashkësisë Islame, Viva Fresh Store dhe Kryqin i Kuq. Ky nuk është kontingjenti i fundit, Shtabi Emergjent ka edhe kontingjente tjera rezervë, andaj askush nuk do të mbetet pa u ndihmuar në këto ditë të vështira.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …