Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Tahiri: Kurti nuk shqetësohet për dhunimin e sovranitetit të Kosovës nga Serbia por për veten dhe partinë e tij

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti Abelard Tahiri ka reaguar ndaj vendimit të Serbisë për te futur në karantinë Mitrovicen veriore dhe komunën e Zveçanit. Ai ka theksuar se ky vendim i Serbisë është dhunim i sovranitetit të Republikës së Kosovës. Deputeti, Abelard Tahiri ka shkruar më tutje se kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, duket qartazi se nuk e ka problem dhunimin e sovranitetit që po i bëhet Kosovës nga Serbia, por është i preokupuar dhe i obsesionuar me veten e tij dhe partinë e tij. Sikur Albin Kurti vetëm gjysmën e energjisë që shpenzonte për akuzat ndaj të tjerëve në relacion me Serbinë, sa ishte në opozitë, ta vinte tash në funksion, situata në terren do të ishte ndryshe. Por, kjo është hipokrizia e tij e radhës, ka shkruar anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …