leoni

Rasim Lajiq: Aplikimi i reciprocitet, të paralajmëruar nga Kosova, është më i keq sesa taksa prej 100 për qind

Ministri serb, Rasim Lajiq, duke folur për qarkullimin e mallrave, pas heqjes së taksës më 1 prill, tha se “disa mallra kanë shkuar, ndonëse në sasi të papërfillshme, megjithatë ato shkuan. Mirëpo, nëse aplikohet reciprociteti siç është paralajmëruar – që në të gjitha faturat duhet të deklarohet se dërgohet në Republikën e Kosovës – ato mallra nuk do të shkojnë, sepse autoritetet tona doganore nuk mund të t’i njohin këto dokumente “, tha Lajiq për televizionin publik serb. Ai tha se atëherë “tregtia do të jetë zero”. Lajiq tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës  ka kuptim vetëm atëherë kur të hiqen plotësisht taksat dhe të kthehet gjendja që ishte para 21 nëntorit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …