Pas vendimit të Qeverisë së Serbisë që të aplikojë masën e karantinës për shumicat serbe në veri të Kosovës, ka reaguar nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi. Isufi përmes një postimi në Facebook ka pyetur pyetur se ku janë institucionet e vendit që nuk veprojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. “Serbia vendos në karantinë komunat e pjesës veriore të Kosovës. Ku janë institucionet e vendit që nuk veprojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi”, ka shkruar Isufi. Në katër komunat veriore deri më tani janë raportuar 12 raste me coronavirus si dhe është shënuar një viktimë, ndërsa gjithsej numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 135.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …