Duke kujtuar 71 vjetorin e themelimit të NATO-s, kryetari, HAshim Thaçi ka shkruar se kjo organizatë ushtarake ka shërbyer për ruajtjen e paqes, demokracisë dhe sigurisë së botës perëndimore e demokratike. Roli i NATO-s dhe domethënia e saj për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe dinjitetit njerëzor është i njohur më mirë se kudo tjetër te populli i Kosovës. Falë bashkëpunimit dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999, i është dhënë fund dhunës sistematike ndaj popullit shqiptar nga ana e regjimit të Millosheviçit. Jemi mirënjohës ndaj vendeve anëtare të NATO-s, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rolin dhe kontributin e tyre historik për lirinë dhe rrethanat e reja që kanë krijuar për popullin tonë. Arritja e një marrëveshjeje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një hap i nevojshëm që përshpejton agjendën tonë integruese në NATO dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …