KOMUNA E JUNIKUT VAZHDON TRADITËN E TRIUMFIMIT

Komuna e Junikut pas vlerësimit me vendin e I-rë për tri vite radhazi nga MAPL, në vlerësimin e II-të për vitin 2018, radhitet e II-ta edhe nga Granti i organizatave, bashkëfinancuar nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Sida Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze. Granti i organizatave bashkëfinancuar nga Zyra Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Sida Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze nxjerr komunën e Junikut të II-tën nga 38 Komunat në Kosovë vlerësuar në tri fusha: qeverisje demokratike, menaxhimin komunal dhe ofrimi i shërbimeve publike. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bashkë me projektin DEMOS ka përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin për Performacë Komunale që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Sida Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze, ku nga ky proces janë kualifikuar 23 komuna dhe janë diskualifikuar 15 komuna. Komuna e Junikut është kualifikuar për grant duke përmbushur kushtet sipas një sistemi indikatorësh të shpërndarë në tre fusha kryesore: qeverisje demokratike, menaxhimin komunal dhe ofrimi i shërbimeve publike, duke arritur 38 pikë të performancës sipas rregullave të GPK 2020, ku nga ky grant përfiton 187,254 Euro, 40,254 Euro nga Vlera e llogaritur e Granit të Përformancës Komunale dhe 147,000 Euro nga Shpërblimi shtesë për performance të mire. Ky është motivim shtesë që Komuna e Junikut të vazhdoj angazhimin e saj për një qeverisje dhe menaxhim të mirë komunal dhe ofrim të shërbimeve efikase.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …