Kryefjalë e ditës së shtune ishte veriu i Kosovës. Atje, dy komuna, Mitrovica Veriore dhe Zveçani u futën në karantinë, e mënyra se si ndodhi kjo ngjalli reagime të shumta në Kosovë. Por sidoqoftë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk reagoi, e kaloi në heshtje këtë ditë, teksa zyrtarët e partisë së tij, gjatë gjithë ditës u morën me publikimin e një sondazhi të dyshimtë që këtë parti e nxirrte bindshëm para subjekteve tjera me vota. Në vend të tij, Kurti e la të fliste ushtruesin e detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla që shkroi se është në kontakt me kryetarët e komunave të lartëpërmendura, mirëpo nuk tregoi se kush dha urdhërin, apo kush e mori vendimin për karantinimin e këtyre dy qyteteve. Për situatën reagoi edhe kryetari Thaçi. Ai tha se ajo që ka ndodhur në veri është papërgjegjshmëri e Qeverisë së Kosovës karshi qytetarëve dhe sovranitetit të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …