Rufki Suma, Komuna e Hanit të Elezit deri tani nuk ka të prekur asnjë banor me Covid 19

Rufki Suma, Komuna e Hanit të Elezit deri tani nuk ka të prekur asnjë banor me Covid 19

( Intervistë me kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma)

RKL: I nderuar kryetar Suma, Komuna e Hanit të Elezit deri tani nuk ka të prekur asnjë banor me Covid 19, megjithatë ju keni formuar me kohë Shtabin Emergjent, sa po zbatohen masat emergjente?

Rufki Suma: Përgjithësisht si në të gjitha vendet edhe tek në po mundohemi ti zbatojmë të gjitha masat me qëllim parandalimit të përhapjes së kësaj pandemie. Ne fillimisht kemi formuar këshillin komunal për të ndërmarr masat për parandalimin e Corona Virusit, komuna e Hanit të Elezit përkatësisht të gjithë sektorët e obliguar për zbatimin e masave parandaluese kundër COVID-19, janë në koordinim të plotë me Vendimet e Qeverisë së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-së, në mënyrë që të mos vije deri tek paraqitja e ndonjë rasti por edhe nëse po të bëjmë izolimin me kohë, këto masa janë duke u zbatuar në tërësi dhe në baza ditore është duke u monitoruar zbatimi i tyre.

RKL: Si qëndroni me ekipet mjekësore në ketë kohë, a ka mjaftueshëm staf për të menaxhuar si duhet situatën?

Rufki Suma: Siç dihet komuna e Hanit të Elezit ka pasur numër jo të mjaftueshëm të personelit shëndetësor, kemi diku 10 punëtorë që i mbajmë me kontratë mbi vepër. Megjithatë Hani i Eelzit ka qenë i ngarkuar jashtëzakonisht shumë për shkak se është detyruar ta mbajë edhe piken kufitare këtu në Han të Elezit. Mjekët e QKMF-së, këtu në Han të Elezit janë detyruar që më tepër se 70 për qind të kohës ta mbulojnë vet, në ndërkohë kanë kërkuar ndihma edhe nga komunat e tjera, fillimisht ka qenë Vitia e Gjilani, mirëpo për shkak se Vitia u fut në karantinë, kanë filluar të vijnë dhe aktualisht vijnë nga QKMF- të, prej Ferizajt, Prishtinës, Mitrovicës, Shtimes etj, mirëpo kemi edhe ekipe vullnetare që janë paraqitur si nga Hani i Elezit, Kaçaniku, e Prishtina që t’i dalin në ndihmë Komunës sonë.

RKL: Edhe komuna e Juaj ka filluar me dhënien e ndihmave humanitare, si po organizohet shpërndarja e tyre për familjet në nevojë?

Rufki Suma: Fillimisht dua t’ i falënderoj të gjitha ato shoqata e ata donator që kanë ofruar ndihma në ketë gjendje krize. Pra nuk po i lanë skamnorët pa ushqime. Fillimisht kemi pasur donatorët si: Viva Fresh, Elkos, pastaj shoqata “Shqiptarët për shqiptarët” nga Elvis Naci, fondacioni “Labinot Tahiri” UNICEF-i, Alba Grup nga Hani i Elezit, por edhe organizata tjera që bashkëpunojnë me Bashkësinë Islame. Të gjitha këto ndihma grumbullohen pranë shtabit emergjent në depo që është organizuar enkas për ketë çështje mandej që të mos vijnë këtu familjet dhe të grumbullohen ashtu siç ndodh zakonisht punëtoret komunal në bashkëpunim me Qendrën për punë sociale dalin në teren dhe e bëjnë shpërndarjen nëpër familje. Deri tani familjeve në nevojë u janë dhënë dy herë radhazi ndihmat e nevojshme. Nuk ka familje skamnore që nuk është furnizuar të paktën  njëherë. Gjithashtu kem pas oferta edhe nga shoqata “ Jetimët e Ballkanit” me hoxhë Halil Kastrati u akorduam që në ketë kohë mos ti sjellin ndihmat, por atëherë kur kemi nevojë , pra varësisht sa do të zgjasë kjo situatë ne të jemi në ndihmë për qytetarët. Edhe TIKA turke ka shprehur gatishmëri për të na ofruar ndihma. Fillimisht ne si komunë nga mjetet tona kemi blerë dhe kemi shpërndarë aty ku ka pasur nevojë.

RKL: Sa keni arritur të bëni dezinfektimin e hapësirave publike në Han të Elezit?

Rufki Suma: Fillimisht kemi angazhuar një kompani e cila ka dezinfektuar objektet kyçe si: QKMF, pikat kufitare ku kontrollon stafi mjekësorë, objektin e komunës, Qendrën për punë sociale, zyrat e punësimit, pensionimit, objektet e policisë. Pra jemi të gatshëm kudo ku ka nevojë tani e tutje të bëjmë vet dezinfektimin.

RKL: Cila është porosia e Juaj për banoret e Hanit të Elezit?

Rufki Suma: jo vetëm këtu por në mbarë boten, duke e ditur se asht një pandemi globale ju bëjmë ftes të qëndrohet në shtëpi, të respektohen rregullat të qëndrojnë vetëm nga dy veta në rast nevoje, pra të parandalohet sa më shumë, edhe pse nga mjeket po bëhet e ditur se kriza është në këto dy javët e ardhshme. Pra të kujdesemi maksimalisht. Lus zotin që ta kalojmë sa më parë kjo epidemi dhe sa më me pak pasoja për popullatën.

4 prill 2020

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …