Në Deçan deri tani asnjë i infektuar me virusin korona (Covid-19)

Pas testeve të bëra nga Klinika Infektive, për rastet e dyshuara me virusin korona, në Komunën e Deçanit, deri tani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv. Të gjitha institucionet e saj, si dhe të gjithë mekanizmat emergjent, po bëjnë përpjekje të mëdha, për të menaxhuar me situatën. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, e ka barrën kryesore të përgjegjësisë në këtë betejë të madhe në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të saj. Përkushtimi dhe mobilizimi i gjithë stafit mjekësor është i jashtëzakonshëm dhe i domosdoshëm në këtë sfidë te shekullit. Mesazhi i kësaj armate profesionistesh mjekësor, për të gjithë qytetarët është; tu përmbahuni rregullave të Institucioneve kompetente të Republikës se Kosovës, duke qëndruar në shtëpitë tuaja, dhe vetëm atëherë kur është e domosdoshme të dilni për të kryer obligimet tuaja të furnizimit me ushqime dhe gjëra tjera të nevojshme. Kështu bashkërisht dhe të disiplinuar padyshim e fitojmë betejën tonë. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi!

Rrini në shtëpi!

Ne jemi vazhdimisht në mbrojtje të shëndetit tuaj!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …