Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit dhe futja në karantinë, duke iu përshtatur ligjeve të Serbisë, e jo ligjeve të Kosovës, konsiderohet e rrezikshme nga njohës të çështjeve të sigurisë. Nga institucionet e Kosovës po kërkohet që të veprohet menjëherë për të vendosur rend dhe ligj edhe në brendi të komunave dhe të vejnë situatën nën kontroll. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se komunat në veri të vendit vazhdimisht kanë punuar sipas plan programit të Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë. Ndërsa tani thotë se Serbia po tenton të shfrytëzojë pandeminë COVID-19 për të shtruar ndikimin e saj në atë pjesë. Madje ai paralajmëron se tashmë agjentura të ndryshme janë vënë në lëvizje për të çrregulluar sistemin tonë shtetëror e kushtetues. Ish-komandanti i Policisë Ushtarake të UÇK-së, tërheq vërejtjen se është koha e fundit që institucionet e vendit të vihen në lëvizje dhe të operojnë edhe në brendi të komunave dhe të menaxhojnë situatën në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …