Ministria e Shëndetësisë, përditësoi të dhënat për numrin e personave të vdekur dhe të infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë, përditësoi të dhënat për numrin e personave të vdekur dhe të infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka përditësuar të dhënat për numrin e personave të vdekur dhe të infektuar me koronavirus. Tash numri i personave të infektuar ka shkuar në 377, nga të cilët 21 kanë ndërruar jetë. Rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 16, ndërsa në total deri tani janë shëruar 116 persona – 33% e të infektuarve. Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja. Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë, 377 raste. Janë testuar gjithashtu 11 veta personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.  Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama publikoi një grafik, i cili e rendiste Shqipërinë në vend të dytë në rajon për numrin më të lartë të të shëruarve, pas Sllovenisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …