Shpërngulja

Prof. dr. Hakif Bajrami: Refugjatët, ndërgjegje e brejtur e njerëzimit dhe politikës- dukuri tragjike edhe në vitet 2015-2016

Nuk dihet se a ka ndonjë program që është përpiluar nga ndonjë shtet apo parti politike, për ta realizuar në vepër tragjedinë e këtyre popujve nga Lindja e Afërt, e që në dukje induktive dëshmojnë se janë në hasmëri fanatike sektare në mes veti. Dukuria tjetër eklatante, e këtyre refugjatëve është se të gjithë 9shumica) janë të rinj. Refugjatët shqiptarë në analogji me këta, në të gjitha periudhat 1877-1999, janë nga të gjitha kategoritë e grup moshave. Nga fëmijët njëmuajsh e deri te 96 -103 vjeçarët, janë dukuri e refugjatëve shqiptarë, të cilët deri më 1966 kryesisht janë të drejtuar kah Anadolli. Këtë temë e kam hulumtuar gjatë viteve 1978-1982 në fondet arkivore të “Seksionit të pasaportave” dhe dokumentet konzullare. Pas kësaj date (1966) refugjatët shqiptarë kanë kahe evropiane, thjeshtë gjermano-zvicerane. Edhe një veçori, kur është në pyetje tragjedia e refugjatëve  shqiptar, si fenomen refugjatësh qe dy shekuj, ekzistojnë 24 programe nga qeveritë e Serbisë dhe institucionet e saj politike, shkencore dhe kulturore, për t` i deportuar në Anadoll, por edhe në Evropë, kryesisht “le të shpërngulën”. Këtë politikë Serbia e ka mbështet pikërisht përmes “çështjes religjioze”, por edhe kombëtare, që daton nga viti 1863 e deri më 1999.

Po mbushën tridhjetë e pesë vjet, që merrem me çështje të refugjatëve-shpërnguljeve . Natyrisht, se objektiv kryesor i hulumtimeve të mija ishte dhe është çështja e shpërnguljës së shqiptarëve nga dhuna shtetërore serbe 1844-1966. Kësaj tragjedie pastaj iu kam çasur, edhe për tragjedinë e shekullit për shqiptarët e Kosovës 1981-1999. Bota e civilizuar sot, me shqetësim po e përjeton çështjen e mjerë të refugjatëve që vijnë nga Lindja e Afërt, për ta shpëtuar shpritin në Evropë, dhe kudo që gjejnë ngrotësi njerëzore. Kuptohet, në këtë temë, kur krahasohen refugjatët shqiptarë më 1877/8; më 1912-1914, 1918-1941; 1950-1966; 1981-1999, tragjedia që ndodhë sot me refugjatë, po të krahsohen faktet del se kriza e tanishme, është vetëm një thermi. E di që këta që shpërngulen nga pushteti terrorist i B. Asadit dhe ata që shpërngulen nga Iraku, Afganistani etj. duhet për fatin e tyre të dridhet çdo zemër njerëzore Në Toplicë dhe më gjërë bje fjala (1877 , ku u zbrazën 714 fshatra shqiptare), nuk mbeti asnjë njeri i gjallë shqiptarë. Gjatë viteve 1912-1914, mbi 395 anije evropiane bartën me program shqiptarë në Anadoll. Për këtë tragjedi është shkruar mjaftë. Në mes dy luftërave botërore ndodhi edhe ky fenomen në Detin Marmara, kur më 1925 nënat i hudhin fëmijtë në det, sepse nuk kishin me çka t` i ushqejnë (shiqo: Le Matain”). Edhe më keq ka ngja me refugjatët shqiptar në tri anije në Mesdhe më 1926, që u zhdukën në dalgët edetit fare. Numri i tyre llogaritej në Beograd se kemi të bëjmë me 1516 refugjatë shqiptarë. Por, tragjedia e sotëme (2015-2016) është me tepër politike, sepse largohen prej shtetit të tyre dhe terrorit të atij shteti që i përkasin edhe kombëtarisht edhe fetraisht.

Ne shqiptarët, ishim rrefugjatë me program ( Program na more) të një qeverie serbe më 1877, lejen e së cilës e kishte lëshuar politika kryqzatë e Fuqive Evropiane. Lexone shtypin e kohës se si e përgatsin ushqimin femrat rrefugjate në Fushën e Edrenës në fazën  e dytë të tragjedisë shqiptare më 1913; më 1923; më 1933. Asnjë shtet, atëbotë nuk e lëshuan asnjë reagim për vdekjet mizore në pikë të dimërit për një popull të tërë në Sanxhakun e Nishit më 1877, të Rrafshit Dukagjinit dhe pjesës veriore të Kosovës me Sanxhak të Jeni Pazarit. Në fakt, shtypi shkroi por nuk dëgjohej nga askush, sepse politika ishte e tillë që në “Evropë mos të ketë muslimanë”. Ja ky ishte orinetimi atëherë, por sot ndodhë e kundërta, popuj të tërë “muslimanë” ia mësyjnë Evropës së krishterë. Shikoni këta njerëz (refugjatë, sidomos fëmijë këmbëzbathur në baltën e kufirit Greko-Maqedon në fotografi, që përpiqën të mbijetojnë. Këta nëse do të shkojnë prej kësaj bote pa asnjë dilemë me pragjykime , me trauma që ua shuan vetëm vdekja e “përsosur”, në një dhe që nuk mund të bëhet i tyre kurrë, sado të lumtur të duken dikurë, do të mbesin të paktën të inatosur. I kam studiuar shqiptarët e këtyre shembujve të dhunës shtetrore serbe për katër vjetë në Turqi (1978-1982). Ata në fytyrë, ende dëshmonin se kanë origjinë tragjike, madje jo pa fajin e mikëpritësit, sepse pazaret për shpërngulje janë bërë në mes qeverive (Turke dhe Serbe). Po, Shqiptarëve po u ndodhte tragjedia sepse Fuqitë kishin vëndosë që ta zgjërojnë Serbinë në Jug të Nishit (Marrëveshja sekrete Serbi-Austro Hungari e 28 VI 1881, e botuar si fototip), dhe ky popull ishte një monedhë “kusuri”. Me mija gra, fëmijë, pleqë, plaka, gra shtatzëna vdiqen rrugëve me borë dhe baltë, derisa u strehuan nepër pjesën tjetër të Vilajetit Kosovës më 1878. Askush nuk ua shtriu dorën, përpos vëndasit shqiptarë në vilajet. Okupatori osmnli nuk bëri asgjë për ta, përkundrazi përfaqsuesi i Stambollit më 1879 në Nish pinte raki, ndërsa kufirin e diktonin dy gjeograf me një demograf specialist frengë. Rusi, gjermani, austriaku dhe anglezi vetëm blefonin. I tillë ishte plani anti “muslimanë” (A. S, PLani i krishtërimit të Ballkanit, sekret 1877, fotokopje). Dhe, po e citojë këtu një zyrtrar serb, që klithi në mbledhjen e qeverisë më 1877: “ Nuk është tragjedi që po ngrodhin shqiptarët musliman, por është tragjedi që kur të shkrihet bora, do të na krijojnë kufomat e tyre smundje infektive. Po të ishin afër detit, aty dezinfektimi do të ishte i siguruar, sepse peshkaqejtë do të ishin përkrah ushtraëve tanë”!!!. Një konkludim të tillë sot, nuk e thot askush për këta rrefugjatë të mjerë të shekullit XXI, të cilët , të paktën Kancalarja Angela Merkel përpiqet me njëmijë pengesa t` u dali në ndihmë!. Dhe a jemi ne shqiptarët në nivel të detyrës së NENE TEREZES, dhe Angela Merkelit në fatkeqsinë e viktimave, mendoj se JO, të paktën deri me tash kemi, treguar indiferencë. Ndohta me arsye sepse lufta atje (në Siri dhe Irak për neve është e  panjohur si synim i ndrydhjeve sektare që janë më të efra se çdo luftë çytetare.  Bota e civilizuar shumë me tepër është kah marret me çështje të terrorizmit si mortajë, që e ka përfshi botën. Por tragjedia e rrefugjatëve do të duhej të ishte më prezente në ndergjegjen tonë-civilizuese-bëmirëse, sepse vet e kemi pësuar në një shkallë shumë më të egër se këta sot. Lidhur me këtë, llogaritet se më 1877/8 kanë vdekë nga të ftoftit të paktën 12000 persona. Këtë e thonë dokumentet ushtrake serbe, angleze, austriake, ruse dhe osmane. E vërteta, duhet të themi se  oficerët serb ishin kundër asaj tragjedie, pra kundër qeverisë parafashiste serbe, që ishte krijaur mbi baza të “Naçertanisë” së Garashaninit, e ai e kishte lëshuar pushtetin më 1874. Por, ata që erdhën pas tij u bënë për dhjetë herë më kriminelë.

Drama tragjike shqiptare më 1912-1914 është edhe më e tmerrëshme. Eshtë e dhimëshme kjo tragjedi kombëtare, të cilën do ta dokumentojë edhe me dokumente serbe,turke,greke, por edhe me shtypin e kohës gjatë hulumitimit 1978-1982. Kanë mbetë me mija dokumente, me qindëra fotografi që e lëkundin ndërgjegjën njerëzore. Natyrisht, duhet të kuptohet, se është fjala për atë që kanë ndërgjegje. Lexonie Leon Franglingun, Golgota shqiptare 1913 Wjenë. Këtë dokumnet e kam siellë në Kosovë nga Wjena më 1977 dhe dhuruar një fotokopje Bibliotekës Popullore në Prishtinë (atëherë). Nuk do t` i “rrëfehem” kurrë Patrikut Pavle (1989-1999) kur thot se: “ Kishat dhe manastiret duhet të shndërrohen në shtabe të ushtrisë që sjellë serbizimin e Kosovës”. Nuk do t` i “rrefehemi” kurrë Milloshit, për “serbzimin e Kosovës me proporcion 51% serbë e të tjerët 49%, kjo është fitorja…”. Këtyre si duket Brukseli këto ditë (2016), po na detyron t` u “kërkojmë falje”, një ditë, si po shkojnë punët. Për këtë, dhe jo vetëm për këtë, sot establishmeni kosovar është bërë “copë e grimë në mes veti”. Në vend se të mirremi me ekonomi, po mirremi me përçarje. Këtë atmosferë e don klyshi i Milloshit (I. Daçiqi e tj.).

Mesazhi i këtij shkrimi është që ta ngrtur çështjën e rrefugjatëve kudo dhe kurdo, që ta ngritë çështjen e përqarjeve politike, sepse prej tyre dëmtohemi të gjithë në Kosovë, pra edhe minoritetet.Nuk duhet t` i ikim çështjes së rrefugjatëve tonë në gjysmën e vitit 2015, në nivel ndërgjegjes kombëtare, sepse ajo kurrë në kombin tim nuk ka munguar, por është dhe mbetet detyrë që këtë tragjedi që po e përjetojnë sot disa popuj të Lindjës së Afërt, ta objektivizojmë me ndihma konkrete për rrefugjatë gjatë rrugës për “shpëtim në Evropë dhe gjetiu”. E vërteta, duhet thkesuar një fakt, kush dhe cilët janë pronarë të atyre anijeve që i bartin rrefugjatët, nga psita  e deri kur të arrijnë në tokën e “premtuar” kontinentale të Ballkanit. Duhet të shtrohet këtu çështja publike, se kush po trafikon, kush po përfiton dhe kush po nxitë që zingjiri i tragjedisë të metastazojë. Në këtë tragjedi sikur po e harrojmë se shtetin e ri të Kosovës dikush po duartroket se “ “Ja shqiptarët nuk dijnë të krijojnë shtet”. Vazhdone dhe eksperimentoni me fusnota dhe rezoluta ala 1244!!!.

Ne shqiptarët e kemi pasë të njetin fat gjatë viteve 1912-1914. Ishte kjo Evropa që është sot humaniste, ajo që ishte atëbotë fajtore që ngjante tragjedia e rrefugjatëve shqiptarë. Po edhe njëherë, 395 anije evropiane (të kujtë ishin ato anije konkretisht dihet-HB) kanë bartë shqiptarë në Anadoll. Të gjithë refugjatët ishin buzë vdekjës, të ndikeur nga rregjimet serebo-malazeze dhe greko-bullgare. Jo një fëmi ta bartin valët e detint, sikur sot që kujdestaron një fotografi e tmerrëshme në internet. E tmerrëshme ishte ajo fotpografi këto ditë, për ndërgjegjën e politikanëve kudo, nëse kanë ndërgjegje. Por shtrohet pyetja, sa fëmijë shqiptarë ishin hudhë në detin Marmara, më 1913, më 1924, më 1931, sepse nënat e tyre nuk kishin ngrënë bukë për ditë të tëra, dhe nga gjijnët u dilte gjak. Fotot e atye fëmijëve vetëm lëkurë e eshtra i kanë botuar gazetat e kohës si; Le Matain, Ymanite, La Federation Balcanique, e të tjera. Tragjedinë shqiptare e ka përciellë edhe shtypi i ShBA-ve. Eshtë një gazetar amerikanë që e ka përshkruar më me besnikëri tragjedinë shqiptare. Ai njeri deri vonë ka jetuar në FLORIDA të SHBA-ve. Emrin e tij sikurse të LEON FRAJNDLLIGUT, duhet ta kujtojmë përgjithëmonë.

Tash po e prezentoj me shifra sa shqiptarë kanë shkuar në Anadoll 1912-1914. Pason dokumenti origjinal. Tri anije me rrefugjatë janë fundosë afër kufirit të Greqisë më 22 prill 1913. Të gjithë ishin shqiptarë të larguar me dhunë nga pronat e tyre nga rrethet e Ferizajit dhe Gjilanit. Tragjedia e atyre rrefugjatëve ishte trishtuese sepse 86 kufoma të fëmijëve dhe grave kanë ndejtë të hudhura nga valët e detit për një muaj, deri më 22 maj 1913. Rrëfimin për këtë tragjedi na e tregoi një i shptuar më 1979 në Bursa të Turqisë. Po kush i largoi  me dhunë shqiptarët nga vatrat e tyre. Dhunën e kanë përdorë kolonët serbë dhe malazezë në tërë Vilajetin e Kosovës. Tragjdia e tyre u “harrua” shumë shpejtë, sepse filloi Lufta e parë botërore më 1914-1918 ishte edhe më e egër. Doli ndryshe kur Eduard GREI deklaronte më 1913 se: “ E sakrifiuma çështjen shqiptare dhe sollëm paqën në Ballkan”.

Në vijim po e japim dokumentin kumullativ të çarqeve serbe dhe turke, për të shpërngulurit me dhunë. Sipas dokumentit të botuar nga Akademia e Shkencave të Serbisë, nga Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Shkodrës, Janinës dhe Selanikut, në Anadoll janë shpërngulë: Nëntor 1912 shpërngulën 8867 shqiptarë;dhjetor shpërngulën 11493 shqiptarë;janar 1913 shpërngulën 12087 shqiptarë; shkurt shpërngulën 1288 shqiptarë; mars shpërngulën 7525 shqiptarë; prill shpërngulën 6225 shqiptarë; maj shpërngulën 12813 shqiptarë; qershor shpërngulën 9366 shqiptarë; korrik shpërngulën 21045 shqiptarë; gusht shpërngulën 29312 shqiptarë; shtator shpërngulën 13380 shqiptarë; nëntor shpërngulën 17313 shqiptarë; dhjetor shpërngulën 15502 shqiptarë; Janar 1914 shpërngulën 10182 shqiptarë, shkurt shpërngulën 25061 shqiptarë; mars shpërngulën12346 shqiptarë; prill 6520 shqiptarë; maj shpërngulën 15414 shqiptarë; qershor shpërngulën 4821 shqiptarë dhe korrik shpërngulën 26237 shqiptarë. Sipas një analize të Komitetit Kosovës, për shkak të terrorit shtetror në ish Vilajetin e Kosovës gjatë viteve 1912-1914 në Anadoll do të shpërngulën afër 500 000 rrefugjatë. Por në bazë të Ligjit mbi kolonizimin e Kosovës dhe një pjesë të ish Vilajetit Manstirit, me sllavë do të sillen afro 20 000 kolonistë serbë dhe 5211 malazezë. Ato 25 000 familje sllave sipas dokumentve shumica e këtyre kolonistëve, kishin grabitë prona edhe në shtatë komuna katastrale.  Dokumneti zyrtar serb theskon se në numrin që e kishin (239807 persona nga viset që i kishin okupuar), nuk ishin lllogaritë fëmijët nën 6 vjeqë. Aty thuhet mëtej se përmes rrugës strategjike të Kavallës ishin shpërngulë edhe 40 000 persona dhe shumëfish në numër përmes rrugës tokësore. Këta persona ishin shpërngulur me 395 anije evropiane. Ishte pra kjo katstrofa e shekullit për një komb. Sot, në Turqinë KEMAJLISTE, llogaaritet se janë afro 6-7 milionë shqiptarë. Këtë e thon vet drejtuesit e pushtetit në biseda private. Por zyrtarisht nuk e shkrepin  asnjë fjalë, sepse ata nuk kanë asnjë të drejtë kombëtare, të shkollohen në gjuhën shqipe. Lidhur me këtë gjenrata e tanishme shqiptare atje, nuk din asnjë fjalë shqip, sepse nuk është e lejuar asnjë shkollë shtetërore.

Po këta sirianët , irakianët dhe arabët fatëzijë që po shpërngulën në Evropë, e cila ka nevojë për muskujt e tyre, për çka shpërngulën dhe a do të kanë të drejta nacionale. Unë mendojë s askush në Gjermani…nuk do t` ua ndolojë shkollimin në gjuhën amtare sirianëve. Ja ky është dallimi substancial Evropë-Anadoll edhe sot. Shkaku i shpërnguljës është edhe fanatzmi sektar rreligjioz, fakt ky që mirret si preteks, por shkaqet janë te terrori shtetror diktatorial, ashtu sikur se vuanin shqiptarët më 1912-1914 për shkak të rreligjionit dhe për shkkak të kombësisë josllave. Deri kur do të luajnë Fuqitë me fatin e popujve, në këtë mënyrë, nuk është fort edhe faji i tyre. Por është te vetëdija dhe mosarsimimi kombëtar në përgjithësi. Po e them këtë me kusht sepse shqiptarët në ish Vilajetin e Kosovës, posa i fituan disa të drejta elementare pas viti 1966, pushoi arratisja në Anadoll. Por filloi arratisja ekonomike për Evropë, për mos me u ndalë deri me sot. Pra, Evropa kërkon sot muskuj pune, por ofron edhe pakëz ngrohtësi sepse për ndryshe zbulohet plani 27 majit 1999, që u shpalos në Beograd nga PRIMUSET e DY rreligjionve krishtere, e që ka mbetë “çështje sekrete”. Po të vinte në Beograd edhe përfaqsuesi i Vatikanit më 27 maj 1999, Kosova më 28 VI 1999 do të shprazej në tërësi nga shqiptarët për “frigën që e kishte Milloshi”. Këto pazare, vetëm me një amabllazhë tjetër janë në lojë edhe sot, me sirianët, kurdët, irakianët e mjerë. Regjia  ekujtë është dihet, por akterët janë mjerishtë “artist’” të përgatitur për drama tragjike popullore.

Tragjedinë shqiptare të shpërnguljës e kam përciellë edhe në tapa tjera. Ajo e viteve 1918-1941 mbaron me lidhje të një “Konvente” ndërshtetrore Jugosllavo-Turke (1938 në Stamboll), ku parashihet se deri më 1944, shqiptarë në Jugosllavi nuk do të ketë. Këtë konventë, pastaj Tito më 1953 e aktualizoi me një Marrëveshje Xhentelmene me Fuat Kyprilinë në Split, duke pi shlivovicë. Pasojë e Konventës dhe e Marrëveshjes Xhentelmene, sipas Seksionit të pashaportave deri më 1966 del se në Anadoll janë shpërngulë për shkak të terrorit shtetror jugosllav 415000 shqiptarë, turqë dhe boshnjakë. Pse ngjajnë këto tragjedi?. Realiteti pra është i tmerrshëm pse janë shpërngulë shqiptarët. Dhe një pyetje shtrohet, pse nuk e kam botuar rrezultatin. Dy herë kam konkuruar që të botohet dorëshkrimi në 1100 faqe me 823 refereanca, nga arkivat ballkanike dhe evropiane. Vetëm një informatë sot e kësaj dite nuk kam pasë sukses ta sigurojë. Eshtë fjala te hulumtimi i një gazetrai amerkan nga Florioda, që e ka përciellë tragjedinë shqiptare hap pas hapi nga viti 1912 e deri më 1939. Por pse jam rrefuzuar dy herë më 1983 dhe 1986, shkaqet dihen. Shovinistët serbë sa herë që është qitë kjo temë për botima, kanë reaguar si në orestër. Bile e kanë shkatrruar kopjen e parë të dorëshkrimit. Natyrisht, se kopja e dytë nuk është në pozitë të keqe, por hulumtimet do t` i vazhdojë sepse ka gjëra të reja, sidomos ato rrezultate po i zbulojnë disa sherbime shtetrore që janë të përziera në tragjedinë siriano-kurdo-irakiane sot. Në këto pazare tragjike hise ka sidomos Kisha Ortodokse Serbe, sepse ajo o ka trasuar të gjitha pazaret antishqiptare dhe tash po u jep këshilla me fajde Asadit, Putinit dhe disa qarçeve në vendet e Lindjes së Afërme. KOS-i i Serbisë donte më 28 Vi 1999 të dëshmojë “në Evropë se ka merita për pastrimin e saj nga muslimanët”. E vërteta, më 1953 Tito me një ekip do ta vizitojë Greqinë dhe Turqinë. Në Atinë do të njihet se grekët : “pretendojnë ta ndajnë Shqipërinë deri në Shkumbim, ndërsa jugosllavët pjesën veriore, pasi që në Shqipërinë Kontinnetale nuk do të mbetej asnjë shqiptarë muslimanë. Edhe në Ankara Tito dhe ekipi i tij do të marrin informatën se “Anadolli është i hapur për popullis islame, sidomos Viljaeti MYSH.” Madje , në Ankra do të ndihet edhe kjo klithje nga Gjnerali Jamot: “ Na i dërgoni Isa Boletinin , Hasan Prishtinë dhe Fadil Hoxhën me popullin e tyre se ne do ta ua punojmë më egersisht se sa Armenëve (1916) nëse ngrisin kokë”. Një gjeneral serb (Jakshiq) do të mbetet i hstangosur duke dëgjuar fjalë fashiste shumë me gjakëftoftësi. Madje , gjenrali që kishte marrë pjesë në Luftën e Spanjës 1936-1939 do të brengoset ken e ka drejtues, (Titon) që nuk i jepte pesë para çka fliste gjernali turk në prani të Xhelal Bajarit e Menderesit.

Ekzodi shqiptarë i fundshekullit (1989-1999) i shkaktuar nga terrori shteror i Serbisë në Kosovë përfundoi me afro një milion rrefugjatë shqiptarë ( që u deportuan kryesisht nepër Bllacë dhe Kukës) nepër shumë vende të botës. Sado që na u duk se jemi kthyer në mënyrë triumfaliste, falë luftës sonë të drejtë –UÇK-ës dhe të Aleatëve, prap se prap rregjistrimi i para dy viteve vërtetoi se mungojnë afro 400 000 banorë aktivë në Kosovë, që jetojnë nepër botë si krah pune fizike, sepse ata kurrë ma nuk do të kthehen dhe nuk do të munden të shkollohen si duhet, sa kanë pasë kapacitete njerëzore kur ishin në vendlindje. Prandaj, humbjet janë shumfish më të mëdha se sa mednohet për çdo valë të ekzodit sepse shumë persona, mendje me shkallë të lartë intelegjence pësojnë trauma të pariparueshme. Sa ka humbur kombi jonë në këtë histori rrefugjatësh, nuk do të dihet kurrë. Për këtë tragjedi kam mësuar në hulumtimet e kësaj tragjedie neprër arkiva. Por duhet të punojmë dhe të solidarizohemi me rrefugjatët më tepër sot, sepse dje vet ishim në këtë gjendje, që janë sot disa popuj në Lindjen e Afërme. Natyrisht , këta popuj janë në gjendje tragjike prej politikanëve të tyre, prej rreligjioneve të tyre, prej fatit të tyre. Ndërsa ne ishim në gjendje tragjike prej politikanëve joshqiptar në rend të parë por edhe prej shqipfolësve që e ngritnin gërrmazin më 1989 e thonin; “Nga ndyshimet kushtetuese nuk humbim asgjë”. “Harronin” të thonë se ne fitojmë fotele për veti, por MiIloshi as ato nuk ua ofroi.

Tragjedia jonë, në neve nuk ka pasë në një mënyrë veti rreligjioze, por rreligjioni ortodoks serb, na e ka përplasë këtë tragjedi dyshekullore në kurriz, të cilin na kanë thyer edhe me fajin e Fuqive Evropiane më 1878, 1913, 1919, 1946, 1999. Kasapi i Ballkanit (1989-1999) nuk ishte rastësisht serb. Të tillët, nxënsit e tij për çdo ditë po na kërcnohen edhe sot. Madje njëfar I. Daçiqi doli dhe tha  këto ditë: “Serbia tani është më e fortë se para 30 vjetëve”. Kjo do të thot se prap do të ju detyrojmë në ekzod. Deri kur këso kërcnimesh dhe Evropa t` i përkdhelë serbët neofashist, i përkdhelë këta belaxhi që kurrë nuk dijnë të ndalen, sepse Kisha e tyre i detyron. Ajo në krime është ndërtuar dhe në krime jeton. (Shqio Savën,  e tyre që ia kanë nxierrë të dy sytë dhe pastaj e kanë shpallë të shenjët!!!?!).E vërteta, pamjet tragjike të rrefugjatëve shqiptarë në Detin Marmara më 1923 janë dhjetëfish më të tmershme, se ato që duken (sot ) në mjetet informatove elektronike më 2015-2016

Prandaj tragjedinë që e kemi përjetuar ne shqiptarët është plagë që edhe sot si palgë kombëtare kullon sepse ajo popullsi është e humbur përgjithëmonë.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …