leoni

Kryetari Latifi, priti në takim Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal

Gjatë ditës, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi pritur në takim Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Rexhepi, dhe ud. Ministrin e Punëve të Brendshme z.Xhelal Sveçla, me të cilët ka biseduar lidhur me gjendjen e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 dhe masat mbrojtëse që janë ndërrmarrë nga ana e komunës për parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Në takim kryetari Latifi i ka njoftuar se institucionet komunale kanë mundësi të kufizuara për menaxhimin e situatës dhe se është i domosdoshëm furnizimi me pajisje elementare shëndetësore për mbrojtje të personelit shëndetësor, punëtorëve të tjerë të institucioneve lokale dhe qytetarëve. “Komunën e Rahovecit deri më tani nuk është paraqitur asnjë rast me virus, por kërkova që Qeveria e Kosovës urgjentisht të ndihmojë Komunën e Rahovecit me pajisje të nevojshme që ndikojnë në parandalimin e përhapjes së virusit, pasi që deri më tani ndihmën më të madhe për përballimin e kësaj situate e kemi pasur kryesisht nga donatorë të komunës sonë, njerëz të vullnetit të mirë të cilët po na gjinden pranë në këto ditë jo të lehta për të gjithë ne”, është shprehur kryetari Latifi. Gjatë takimit është biseduar edhe rreth gjendjes së sigurisë në komunën e Rahovecit e cila është stabile, e ku Stacioni Policor në Rahovec në vazhdimësi ka ofruar gatishmëri që sipas kërkesave të komunës të asistojë në zbatimin e masave parandaluese.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …